Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes institucioneve kosovaro-shqiptare.
Pas takimit që pati me ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Ilir Meta gjithashtu ngriti lartë qëndrimin me maturi të institucioneve kosovare, duke ruajtur qetësinë pas zhvillimeve që ndodhën nga Gjykata Speciale.
”Vlerësuam të gjitha mundësitë që të bëjmë edhe më konkret bashkëpunimin midis dy vendeve tona”.
”Në këtë kontekst vlerësova qëndrimin dinjitoz dhe shpreha mbështetjen time ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’u përballur me drejtësinë në mënyrë për të konfirmuar edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit përballë gjenocidit monstruoz serb në zemër të Evropës”.
”Vlerësova qëndrimin e madh, qetësinë dhe unitetin e shfaqur nga të gjithë, nga presidentja në detyrë nga Kuvendi, siguria, forcat kryesore politike në këto çaste të rëndësishme për të krijuar funksionimin e institucioneve në mënyrë demokratike, por edhe përballimin e sfidave me të cilat ndeshet shteti i Kosovës”, tha Meta.
”Një ndër më të rëndësishmet dhe më kritikët është sfida e pandemisë globale COVID-19”.
”Në këtë drejtim, ne kemi treguar vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar më ngushtë midis vendeve tona. Në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë këtë betejë të përbashkët madhore”.
”Shpreha falënderimet ndaj Presidentes Osmani, dhe ndaj popullit të Kosovës, që edhe në këto kohë të vështira pandemie zgjodhën Shqipërinë për pushime”.
”Me këtë rast dua të shprehë solidaritetin më të plotë me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës që dënon gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë, dhe është një moment për të kërkuar drejtësi deri në fund për të gjithë viktimat e këtij gjenocidi deri në fund”.
”Dimë mirë e mirë rastet e dhunimeve e përdhunimeve të ndodhura në Kosovë, dhe të pagjeturve ende, këtu që në këtë drejtim besoj se institucionet e Shqipërisë do të tregojnë solidaritetin e tyre”.
”Sa i takon pasivizmit të adresave të shqiptarëve në Luginë, është një shqetësim më se legjitim, dhe besoj që do të ketë reflektim në këtë drejtim edhe në kuadër të procesit të dialogut”.