Sot më datë 16.12.2020, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare humanisti i madh dhe ish-nënkryetari i komunës së Suharekës, Rexhep Kuçi, si pasojë e infektimit me coronavirus.
I ndjeri, për vite me radhë ka ushtruar pozitën e nënkryetarit të komunës së Suharekës, si dhe ka qenë zyrtar i lartë i degës së LDK-së në këtë komunë.
Poashtu, Rexhep Kuçi, është shquar edhe për humanizmin e rrallë, ndërsa ka ka qenë edhe përgjegjës i Shoqatës ” Handikos” në Suharekë./tvprizreni.net/