Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugore dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj është takuar sot me U.D e drejtorit të Byros Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku.
“Sot në takim me drejtorin e Byros Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku bashkë me stafin e tij diskutuam çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve.Kërkuam që urgjentisht kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve,”, ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”.