- Reklama -

Von der Leyen: Ditët e ardhshme, vendimtare për BE-në e Britaninë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se nuk mund ta thotë me siguri se do të ketë marrëveshje tregtare me Britaninë, por shtoi se në ditët e fundit ka pasur përparim në bisedime.“Ashtu siç qëndrojnë gjërat tani, nuk mund të them nëse do të ketë marrëveshje ose jo.

Por, mund të them se tani ka një rrugë drejt marrëveshjes. Rruga është shumë e ngushtë, por ekziston”, tha von der Leyen.“Kemi gjetur një rrugë përpara në shumicën e çështjeve, por dy prej tyre mbeten ende pengesë: fusha e barabartë e veprimit dhe peshkimi. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, tha ajo në Parlamentin Evropian.

- Reklama -

Britania dhe BE-ja janë në ditët e fundit të negociatave për të mbrojtur tregtinë e lirë, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, pas 31 dhjetorit, kur Britanisë i përfundon periudha e tranzicionit, pas daljes nga BE-ja.
Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar, por ka vazhduar tregtinë me bllokun nën të njëjtat kushte.Dështimi për të arritur marrëveshje para 31 dhjetorit, mund të krijojë kaos në kufij, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.

Ky skenar do t’i lëkundte gjithashtu tregjet financiare dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë Evropën.Von der Leyen tha se diskutimet për hyrjen e anijeve të BE-së në ujërat e peshkimit në Mbretërinë e Bashkuar janë “ende shumë të vështira”, por, sipas saj, negociatorët kanë ecur përpara në një element tjetër të diskutueshëm – konkurrencën e ndershme./rel

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort