- Reklama -

Pse Kosova po e mbështetë Ukrainën, një shtet që nuk na njeh, çka thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kurti, ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon ridefinimin e pozicioneve dhe kompensimin nga Perëndimi për shpërbërjen e bllokut sovjetik.

Ai ka deklaruar se Putin nuk kërkon që të ulët në tavolinën e negociatave me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por me presidentin amerikan, Joe Biden.

- Reklama -

Gjatë intervistës, Kurti është pyetur edhe për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës nga Kosova, ndonëse Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga buron ky solidarizim me një vend që s’e ka njohur Kosovën?”, është pyetur Kurti nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Kurti e ka shpjeguar këtë përkrahje, duke thënë se kosovarët gjejnë ngjashmëri të shumta në situatën e sotshme të ukrainasve, me atë të para një çerek shekulli ku ndodhej Kosova.

“Tek lufta mbrojtëse dhe çlirimtare e popullit të Ukrainës, ne gjejmë shumë ngjashmëri me situatën tonë para një çerek shekulli, kur një fqinj shumë më i madh verior dëshiron të të okupojë, të të shtypë, të të shfrytëzojë, të të diskriminojë, të krijojë aparteid dhe gjithashtu provon edhe gjenocidin, i cili në Kosovë u nis, por u ndalua nga intervenimi i NATO-s, që të mos kishim shfarosje të shqiptarëve në vendin tonë”, ka thënë Kurti për AP-në./FrontOnline

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort