Gjermania me siguri nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar aeroplanët luftarakë të prodhimit rus në një bazë amerikane në shtetin e saj.
Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, kancelari Olaf Scholz tha se “Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes dhe… kemi dërguar armë për të cilat ju kemi thënë, por është gjithashtu e vërtetë që ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes ajo që ne bëjmë konkretisht dhe padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”.
I pyetur nëse Gjermania ishte kategorikisht kundër një ndalimi të importeve të energjisë ruse, Scholz tha se kishte punuar për të reduktuar varësinë e vendit nga importet e karburanteve fosile për disa muaj, “Ka shumë pyetje teknike për t’u adresuar”.
Ndërkohë, Downing Street ka përsëritur se “nuk është e qëndrueshme” që aeroplanët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë pasi Polonia ofroi MiG-29 të saj për përdorim të mundshëm në Ukrainë.
Një zëdhënës i Boris Johnsonit tha se “Kryeministri e ka pasur të qartë se nuk do të ishte e mundur që pilotët e NATO-s dhe aeroplanët me distinktivë të NATO-s të rrëzonin aeroplanët rusë”.
Ndryshe, mediat gjermane kanë raportuar se Kosova mund të jetë opsion i dërgimit të aeroplanëve ushtarakë dhe më pas të shkojnë drejt Ukrainës.