Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se nuk është e mundur që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht furnizimin e tyre me naftë dhe gaz nga Rusia.
“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta dhe gazi rus. Unë nuk do të kërkoj për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz nga Rusia”, tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez në Paris.
Rutte tha se BE-ja ka nevojë për furnizimin rus, duke thënë se kjo është “e vërtetë e pakëndshme”.
Të martën, BE-ja njoftoi planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus para vitit 2030.
Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë synojnë udhëheqësitë rusë, dhe jo njerëzit, raporton CNN.