Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, pas vizitës që ky i fundit po e bën në Kosovë.
Të dy kryeparlamentarët thanë se bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy shteteve, do të ndikojë në sigurinë e rajonit.Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se është i lumtur që në të njëjtën kohë të dy këto Parlamente e miratuan rezolutën kundër pushtimit rus në Ukrainë.
“Relacionet tona diktohet edhe prej vetë natyrës së lidhjeve që kanë popujt tonë. Bashkëpunimi i Kosovës me të gjitha institucionet mes parlamenteve tona. Mbledhje prej të cilave nënshkruhen marrëveshjet tona. Roli i parlamenteve tona është shumë i rëndësishëm. Kuvendi miratoi në të njëjtën kohe me Maqedoninë e Veriut rezolutën për Ukrainën që është duke u pushtuar nga agresioni rus” tha ai.
“Ne jemi shumë të gëzuar që po veprojmë me Maqedoninë e Veriut për të qenë plotësisht për sanksione që BE, Nato dhe ShBA po ia vendosin federatës ruse. Por bashkëpunimi ynë me Maqedoninë e Veriut do të thellohet sepse kemi aq shumë t’i japim njëri tjetrit saqë më bënë optimist se sa më të bashkuar të jemi edhe rajoni do të jetë i sigurt”, ka thënë Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talal Xhaferi, foli për dialogun Kosovë-Serbi.
Tha se i jep mbështetje të fortë Kosovës deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke.Xhaferi premtoi mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në organizatat e ndryshme dhe integrim në Bashkimin Evropian.
“Natyrisht edhe kjo vizitë është provë konkrete për marrëdhëniet mes dy vendeve. Me kuvendin e Kosovës bashkëpunojnë edhe në nivel të grupeve parlamentare. Në raport me politikën e jashtme kemi qëllime të përbashkëta strategjike. Ne jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në dispozicion të ndajmë njohuritë me ju në rrugëtimin tonë në BE. Mbesim të përkushtuar ndaj proceseve euro integruese. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat. Sa i përket dialogut është mbështetje e plotë për Kosovën deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare”, tha ai. EO