Drejtori e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susurin ka njoftuar se gjatë ditë së sotme ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi ndërmjet gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe Qendrës për Arsim të Kosovës – KEC ku do të ju mundësohet nxënësve të mësojnë rreth mekanizmave të drejtësisë që janë në dispozicion në Kosovë (përfshir ndihmën ligjore falas), raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Edhe një projekt i fituar nga gjimnazi “Gjon Buzuku”
Sot, pata kënaqësinë së bashku me znj.Bora Shpuza Kasapolli nga KEC, të nënshkruajmë Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe Qendrës për Arsim Të Kosovës -KEC.
Qëllimi i përbashkët i Pjesëmarrësve është të krijojnë kushtet që nxënësit/et të mësojnë rreth mekanizmave të drejtësisë që janë në dispozicion në Kosovë (përfshir ndihmën ligjore falas).
Kjo do të realizohet përmes bashkëpunimit në kuadër të projektit Teens4Justice të financuar nga USAID Kosovo , i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike.