Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Ndërsa nesër, sipas IHMK-së, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore në vise të larta por reshje parashihet të ketë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
- Reklama -
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.
- Reklama -
