Albulena Kastrati, profesoreshë e ekonomisë, ka thënë se kriza Rusi-Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare.Kastrati tha se një krizë e tillë do të ketë ndikim edhe në ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme.
Ajo theksoi se çmimi i naftës do të jetë ndër faktorët e parë që do të vërehet.
“Kriza në Ukrainë është reflektu menjëherë brenda minutash në të gjitha tregjet ndërkombëtare. Menjëherë kanë çu në rritje të naftës, që pritet të na prekë edhe neve.
Do të ketë rritje të çmimit të metalit, sidomos të arit, edhe çka është më kritike rritjes së çmimit të misrit dhe grurit”, tha ajo.
“Në Kosovë do të reflektohet përmes sektorit të jashtëm, nëse ka rritje të çmimeve në Evropë do të ndikojnë në tregun tonë. Sentimenti i investimeve që ka ra në botë do të bie edhe tek ne”, theksoi profesoresha gjatë emisionit “Kallxo Përnime”.
