Deputetët gjermanë miratuan sot rreth 180 miliardë euro borxhe të reja publike për vitin 2021 duke votuar buxhetin që për të dytin vit radhazi devijon nga kursi i kursimit për shkak të pandemisë së COVID-19.Buxheti i koalicionit në pushtet, votuar me 361 vota pro dhe 258 kundër në Bundestag, parashikon një total prej 179,8 miliardë euro kredi të reja për Gjermaninë, raporton ATSh.
Në vitin 2020 kriza shëndetësore ka dobësuar rregullat kushtetuese të “frenimit të borxhit” që ndalojnë shtetin federal të marrë hua më shumë se 0,35% të PBB-së çdo vit.
“Ky buxhet (…) tregon që vendi ynë është mjaftueshëm i fortë për të kapërcyer këtë sfidë”, theksoi sot ministri i Financave, Olaf Scholz.Përballë valës së dytë të COVID-19, Gjermania miratoi në nëntor kufizime të reja duke mbyllur në mënyrë të veçantë baret, vendet kulturore dhe të argtimit dhe duke ndaluar qëndrimet turistike në hotele.Këto masa kanë ngadalësuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë verës duke u nevojitur zgjatja dhe amplifikimi i ndihmave për kompanitë që rënduan financat publike.
Gjermania parashikon tashmë të mbyllë tregjet jo ushqimore, pas Krishtlindjeve, duke mos arritur të frenojë pandeminë.Vendi ka regjistruar sot një numër rekord prej rreth 30 000 infektime të reja në 24 orë.“Vendi do të duhet të luftojë për një kohë të gjatë kundër pasojave ekonomike, sociale dhe shëndetësore të kësaj pandemie”, theksoi sot Olaf Scholz.Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier përmendi një rritje të tavanit të ndihmave federale për kompanitë.