Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklarimeve të ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj se kjo parti nuk e ka seriozisht mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, e cila do t’i hapet rrugë vendit të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.
Manxhuka në një postim në Facebook ka akuzuar PDK-në se me mos nënshkrimin e mocionit për ta rrëzuar qeverinë janë brenda negociatave për ta kapur pazarin për poste dhe e gjithë kjo sipas tij ‘bëhet nga paniku për të mos shkuar në zgjedhje’.
“Për aq kohë sa këto subjekte kërcënojnë me zgjedhje dhe nuk e nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë të nisur nga LV janë përbrenda negocimit për të kapur sa më shumë në pazarin për poste, gjithnjë nën panikun e madh për të mos shkuar në zgjedhje”, ka shkruar Manxhuka.
Ndryshe, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka seriozisht mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se partia e Kurtit e ka frikë qeverisjen, dhe sipas tij, nuk kanë njerëz, as dije e as përvojë për qeverisje.
“Le t’i sjellin 40 nënshkrime në Kuvend. Jemi të gatshëm të takohemi nëse na bëjnë ftesë zyrtare. Vetëvendosje e ka frikë qeverisjen, nuk kanë njerëz, as dije e as përvojë për të qeverisur. Nuk e kanë seriozisht mocionin e mosbesimit”, ka thënë Hoxhaj.