Gazetari Milaim Zeka ka thënë se rikthimi i Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës do ta fuqizonte shumë këtë parti.
Zeka në T7 tha se lufta brenda PDK-së është shumë e theksuar madje e ka quajtur “parti me shumë tareq”.
“Dorën në zemër nëse Fatmir Limaj kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës munet me pasë një rol shumë pozitiv dhe një fuqizim shumë të madh të PDK-së. Lufta e brendshme brenda PDK-së ka qenë shumë e theksuar, ka qenë një parti me u shprehë popullorqe, me shumë tareq. Do të kemi një luftë të ashpër ose një fuqizim i PDK-së dhe VV-së, Unë i shohë këto dy parti në koalicionin paszgjedhor sepse nuk do të kemi më vija të kuqe”, tha Zeka.