- Reklama -

Shqipëria drejt një karantine të dytë: Nis plani i shtrëngimit të masave ndaj COVID-19

Shqipëria po shkon drejt një mbylljeje të dytë. Pavarësisht masave shtrënguese nga Qeveria dhe bërjen detyrim të mbajtjes së maskës edhe në ambiente publike, sërish kurba e infektimeve dhe vdekjeve nga Covidi-19 në vend nuk njeh ulje.

Duke komunikuar shifrat ditore në rritje të vazhdueshme prej dy javësh, kryetarja e Komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, lajmëroi masa më të forta e madje edhe një karantinë të dytë, në rast se situata përkeqësohet më tej.

- Reklama -

Sipas saj, për të parandaluar shtimin e rasteve dhe futjen në kolaps të spitaleve, është vendosur që për të paktën një muaj, universitetet në vend të vijojnë me mësim online.

Mira Rakacolli: “Është e nevojshme të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit. Në këtë kuadër, Komiteti i Ekspertëve ka analizuar situatën, rrisqet me të cilat po përballemi për momentin, ka vlerësuar situatën në rajon dhe Europë e masat e marra dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, në distancë, pa prezencën fizike për të paktën një muaj. Auditorët dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një moment të dytë. Njëkohësisht, po vlerësojmë mbylljen e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë, pas orës 22:00. Nëse nuk zbatojmë rregullat e vendosura rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do”.

Po ashtu po vlerësohet edhe mbyllja në mbrëmje e restoranteve dhe lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mira Rakacolli: Njëkohësisht po vlerësohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë pas orës 22:00 duke qenë se konstatohet një vatër e rrezikshme, sidomos gjatë orëve të natës. Nëse nuk respektojmë rregullat e vendosura do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Mbajtja e maskës është një vendim i drejtë, mbani maskën tani që të evidentoni mbajtjen e maskës së oksigjenit më vonë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort