- Reklama -

Artan Abrashi i përgjigjet Haradinajt për punën e koalicionit

Ani pse shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, pohoi mbrëmë se nuk kanë vija të kuqe për partitë politike, duke përmendur një koalicion të mundshëm me LVV-në para ose pas zgjedhjeve, nga partia që drejton Albin Kurti thonë se ende nuk e kanë menduar një gjë të tillë.

Në një bisedë për Gazetën Express, deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, tha se partia e tij nuk ka qëndrim për koalicionet e ardhshme, pasi “këto tema nuk janë hapur akoma”.

- Reklama -

“Deri më tani nuk kemi hapur tema për koalicione parazgjedhore. Rrjedhimisht nuk kemi qëndrim akoma për këtë çështje”, është përgjigja e Abrashit për Gazetën Express, në pyetjen se a mund të ketë koalicion LVV-AAK.

Tutje, Abrashi tha se AAK është e interesuar ta zgjedhë presidentin në këtë legjislaturë, ndërsa LVV njëherë dëshiron zgjedhjet pastaj diskutimin për tema të tjera.

“Nuk ka përafrim. Çështja e Presidentit është temë që na ndanë me të gjithë. Lëvizja Vetëvendosje ka qëndrim të qartë sa i përket zgjedhjes së Presidentit, njëherë zgjedhjet pastaj diskutojmë për Presidentin. Kurse AAK, duke se është interesuar që ta zgjedhë Presidentin në këtë legjislaturë, që për ne nuk ka kuptim”, përfundoi ai.

Ndryshe, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk thash në asnjë variant se ne kemi marrëveshje me VV’në për president por mund të kemi në të ardhmen që nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV’në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”, tha mbrëmë Haradinaj.

“Po ne në politikë jemi. Kemi dallime substanciale por nuk domethënë që jemi armiq. Me askënd në Kosovë nuk jemi armiq politik. Kundërshtarë politik e mendime ndryshe por jo armiq”, shtoi ai në Klan Kosova.

Haradinaj u shpreh se në vend s’ka më vija të kuqe.

“Në Kosovë vijat e kuqe janë heq herët. Vetëm kur vjen fushata përmenden për konsum të brendshëm”, tha Haradinaj.

Çështja e presidentit duket se po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja, pasi partitë politike deri më tani nuk kanë gjetur konsensus për presidentin e ri.

U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, deklaroi sot se partia e tij nuk e voton për president asnjë kandidat që thellon përçarjen dhe izolon vendin. Ndërsa, Isa Mustafa ka pohuar se vendi është duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve të reja. /Gazeta Express/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort