Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 557 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.