Anëtarët e organizatës “Wildlife – Albanian Photographers”, janë mjaft aktiv në fotografimin e botës së egër në hapësirat mbarëshqiptare.
Ditën e djeshme, anëtari i kësaj shoqate, Sefer Susuri, ka realizuar fotografi interesante të një grupi drerësh të kuq në pyjet e fshatit Blinajë të Lipjanit. Z. Susuri bashkë me anëtarë tjerë të shoqatës, deri më tani kanë realizuar shumë fotografi në Kosovë dhe Shqipëri, të specieve të ndryshme, ndërsa përmes ekspozitave të ndryshme ata promovojnë faunën e trevave shqiptare.
https://www.facebook.com/photo?fbid=10217975503654106&set=gm.948990362404966