Gazetari shqiptar që vepron në Danimarkë, Adnan Aliti, shprehet i befasuar me marrëveshjen e arritur në mes të Kosovës dhe Danimarkës për burgjet.
“Ishim të befasuar se si kjo marrëveshje u quajt historike. Asnjëherë në historinë e Danimarkës nuk ka ndodhur që të burgosurit të transferohen në një vend tjetër”, është shprehur Aliti, njofton Klan Kosova.
Aliti ka treguar se personat që do të transferohen në Kosovë janë të dënuar për vepra të ndryshme penale.
“Janë persona të cilët duhet të depërtohen nga Danimarka, pra të cilët nuk janë shtetas danezë. Me vendimin e gjykatës për dënimin e tyre ata janë non grata dhe nuk kanë të drejtë të shkelin në Danimarkë”.
Sipas tij qëllimi i vetëm i marrëveshjes është se Danimarka nuk i dëshiron personat që kanë kryer vepra kriminale.