Mungesat e nxënësve janë rritur javën e fundit në shkollat e Prishtinës. Arsye për këtë është gripi sezonal, i cili është shpërndarë te të rriturit dhe fëmijët. Në gjimnazin “Eqrem Çabej” thonë se mungesa e nxënësve vërehet në secilën klasë.Nxënësit që u prekën nga gripi thonë se ai nuk ishte i lehtë dhe se u kthyen në shkollë pas disa ditë mungesash.Gjendje e njëjtë është edhe në gjimnazin “Ahmeti Gashi”.
Drejtori Haxhi Metaj ka thënë se janë 60 nxënës që ka një javë që nuk po vijojnë mësimin.
Situata me gripin ka zbrazur shkollat, por ka dyfishuar kërkesat nëpër qendra të mjekësisë familjare.