Grupet Punueseve për targat të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë janë takuar sot për herë të tretë.
Mbajtja e këtij takimi është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai ka përshëndetur angazhimin e të dy delegacioneve dhe shprehu besimin se do të gjendet në zgjidhje e përhershme.
“Sot në Bruksel është mbajtur mbledhja e tretë e Grupit Punues për targa. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thelluar. Kam besim se do të gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Ngritja e Grupeve Punuese për targat është bërë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat. Një zgjidhje është paralajmëruar të ndodhë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Today, the third meeting of the Working Group on Licence Plates took place in Brussels. Expert delegations of Kosovo and Serbia engaged in an in-depth discussion. I am confident that they will find a permanent solution for the benefit of their citizens.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 15, 2021