- Reklama -

Gruaja që do ta ndryshoi Shqipërinë nisë rrugëtimin nga Prekazi

Aty ku fillon gjithçka, në Prekaz, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Kosovë Rudina Hajdari, deputetja e Parlamentit Shqiptar, pas lansimit të platformës së re politike, “Nisma Thurje”.Prekazi, sipas Hajdarit, simbolizon lidhjen e saj shpirtërore të trashëguar nga babai i saj, lideri i studentëve në vitet ’90 në Shqipëri, Azem Hajdari.

Një vend ku sipas saj u ngjall shpresa tek shqiptarët për të qenë të lirë.Themeluesja e nismës së re politike në Shqipëri, të hënën në ora 12:00 do të takohet me Ushtruesen e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ndërsa paraprakisht ka paralajmëruar se do të takoj gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

- Reklama -

Rudina Hajdari pasditen e 28 nëntorit ka prezantuar “Nisma Thurje” zyrtarisht si parti politike në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se Nisma Thurje ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re. Pikë kyçe e programit ekonomik të Nismës Thurje do të jetë thithja e investimeve të huaja.

Nismës Thurje i janë bashkuar shumë figura të njohura politike që e shohin këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort