Ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, hapur shprehur dëshirën për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet komunale që mbahen në tetor të vitit 2021.
Siç duket Ismaili do ta ketë edhe përkrahjen e partisë dhe së shpejti pritet të zyrtariohet edhe kandidat për të parin e kryeqytetit.
Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së, ka deklaruar se Ismaili ka mbështetjen e tij.
“Nuk kemi arritur deri tash ta bisedojmë këtë teme. Ismaili e ka mbështetjen time, por duhet ta bisedojmë me degën, por i ka të gjitha përgatitjet për të qenë kryetar i Prishtinës”, ka deklaruar Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.