- Reklama -

Gjendja e rënduar në spitalet e Kosovës, mbi 1000 pacientë të shtruar nga COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se gjendja është shumë e rëndë në spitalet e Kosovës nga COVID-19.

Krasniqi ka thënë se aktualisht janë mbi 1000 pacientë të shtrirë nëpër spitale, por se mjekët po mundohen t’i japin shërbime të gjithë të prekurve që janë nevojë.

- Reklama -

“Më shumë se një muaj gjendja është rënduar në spitalet tonë. Tashmë janë mbi 1000 pacientë të shtrirë, përfshirë edhe spitalet regjionale. Po ashtu, numri është mjaft i madh edhe i pacientëve me oksigjeno-terapi, rreth 700 kemi sot dhe kemi pacientë të shumtë në respiratorë që gjatë këtyre ditëve është sjellë rreth 50-60”.

“Megjithë këto ngarkesa punëtorët shëndetësorë po arrijnë të ofrojnë shërbime për të gjithë ata që kanë nevojë dhe po ashtu po vazhdon furnizimi i nevojshëm”.

Krasniqi u zotua se çdo qytetar që ka nevojë do të merr trajtimin e nevojshëm, por paralajmëroi se gjendja është e rënduar dhe se edhe vetë qytetarët duhet të kenë kujdes.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që secilit pacient t’i ofrohet trajtimi me të gjitha mundësitë që kemi”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort