- Reklama -

Supremja vendos që të përsëritet votimi nga jashtë për komunën e Dragashit

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

Kështu thuhet në aktgjykimin e kësaj gjykate të cilin e ka siguruar Telegraf

- Reklama -

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit”, thuhet në aktgjykim.

Në pikën e dytë të këtij aktgjykimi thuhet se “refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit Bexhet Xheladini nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash që votat nga jashtë (me post) të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit”.

Supremja thekson se vendimi i PZAP-it mbetet në fuqi.

Kujtojmë se KQZ nuk kishte certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të ruandit të dytë në komunën e Dragashit, pasi që PZAP mori vendim për anulimin e të gjitha fletëvotimeve të dorëzuara përmes postës për kryetar të kësaj komune.

Kjo erdhi pasi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaban Shabani më 17 nëntor bëri ankesë në PZAP pasi pretendonte se në raundin e dytë të zgjedhjeve ka pasur manipulime të cilat kanë cenuar integritetin e procesit zgjedhor, duke devijuar vullnetin e shumicës së zgjedhësve. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort