- Reklama -

Që nga janari, 840 kosovarë kërkuan ndihmë për shërim jashtë vendit

Krahas gjendjes epidemiologjike në Kosovë, që nga janari i vitit 2020, në Fondin për Sigurime Shëndetësore kanë aplikuar 840 pacientë me sëmundje të rënda për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Kjo pasi që në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, mungon ofrimi i disa shërbimeve mjekësore, shkruan Reporteri.net.

- Reklama -

Në një përgjigje zyrtare me shkrim nga Fondi për Sigurime Shëndetësore për Gazetën Online “Reporteri.net”, është bërë e ditur se fondi vjetor për shërim jashtë vendit për pacientët kosovarë është 6 milionë euro.

E sëmundjet për të cilat institucionet publike shëndetësore nuk po mund të ofrojnë trajtim brenda Kosovës janë sëmundjet malinje, leukemitë akute, operacionet e zemrës për fëmijë etj.

“Klinikat të cilat referojnë më së shumti pacientë janë: Pediatria (sëmundjet kardiokirurgjike të fëmijëve, leukemi dhe sëmundje tjera malinje), Oftamologjia, Ortopedia dhe Hematologjia (sëmundjet malinje tek të rriturit)”, thuhet në përgjigjjen e Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Numri i atyre që kanë përfituar përkrahje financiare nga shteti për t’u trajtuar jashtë vendit për vitin 2019 është 1,436 pacientë, por ka edhe mijëra qytetarë tjerë që shpenzimet i mbulojnë vetë ose edhe u sigurohen mjetet financiare me anë të aksioneve humanitare. /Reporteri.net

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort