Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.
Në njoftimin e bërë për media, Policia thotë se sezoni dimëror po afrohet prandaj nga data 15 nëntor deri 15 mars kërkohet që automjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.
- Reklama -
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
- Reklama -