Mbrëmë, Zvicra barazoi 1:1 me Italinë, të premten mbrëma në Romë.
Kështu kualifikimi në Botëror do të përcaktohet në ndeshjet e fundit të grupit, pas tri ditësh.
Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar i Lyon, ishte i zemëruar pas ndeshjes. Ai tha se penalltia që u dha kundër tyre, thjesht nuk ishte penallti. Në fund, sipas tij, Zvicra meritoi barazimin, pasi Jorginho dështoi në fund nga pika e bardhë.
“Në lojë jemi paraqitur me plan. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë. I kemi shkaktuar shumë probleme Italisë. E kemi merituar këtë barazim”, tha Shaqiri.
“Penalltia ishte pak qesharake për mua, por është pjesë e futbollit”.