Home LAJME ​ShSKUK po trajton 12 pacientë me Covid-19 dhe 30 post-covid

​ShSKUK po trajton 12 pacientë me Covid-19 dhe 30 post-covid

0
​ShSKUK po trajton 12 pacientë me Covid-19 dhe 30 post-covid

42 pacientë janë duke marrë trajtim nga Covid-19 në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

ShSKUK ka njoftuar se prej tyre 12 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 pacientë post-covid.

Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv 1 pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 3 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Spitali i Prizrenit,1 pacientë, Spital i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 5 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here