Sot në Suharekë ka filluar realizimi i projektit për punëtorinë mekanike, në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi. Ky projekt është bashkëinvestim nga Ministria e Arsimit dhe Komunës së Suharekës.
Muharremaj ka njoftuar se projekti për ndërtimin e rrugëve lokale në Suharekë poashtu është duke vazhduar. I pari i komunës ka dal në terren për të parë punimet.
Poashtu, kryetari Muharremaj ka njoftuar vazhdimin e punimeve në ndriqim publik. Në Krushicë të Poshtme, Krushicë e Epërme, Budakovë, Papaz, e shumë fshatra të tjera është duke u punuar në ndriqim publik.