Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.
Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nëse shfuqizohet udhëzimit administrativ, do të mundësohet regjistrimi më i lehtë i veturave.
Sipas tij, kësisoj do të regjistrohen edhe më shumë vetura.
Përndryshe, Qeveria sot miratoi koncept-dokumentin për vlerësimin strategjik-mjedisor.
Ndërkohë, u miratua edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit, kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.