- Reklama -

Prindërit në Prizren kundër shkurtimit të gjysmëvjetorit

Prindërit dhe udheheqësit e institucioneve arsimore në Prizren kanë thënë që situata me virus është stabile.

Janë mbi 27 mijë nxënës në komunën e Prizrenit.

- Reklama -

Por nga gjithë ata, vetëm pesë prej tyre që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Situatë stabile, ka edhe në shkollën e mesme të ulët “Abdyl Frashëri”.

Prandaj ata thonë që gjysmëvjetori do të duhej të mbahej sipas planifikimit.

Njëjtë si menaxhmenti i shkollës, mendojnë edhe prindërit e nxënësve në këtë komunë.

Ata po thonë që edhe ashtu nxënësit kanë humbur mjaft orë mësimore.

Drejtoresha e arsimit në komunën e Prizrenit, Xhemile Thaci ka treguar për mënyrën se si po e menaxhojnë procesin mësimor nëpër shkolla.

Sipas Thaçit nuk është e nevojshme që gjysmëvjetori të përfundojë më parë, pasi që në këtë komunë situata është nën kontroll.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë paralajmëroi që janë duke instituar që gjysmëvjetori i parë të përfundojë më herët dhe se brenda dy javëve do të përfundojë notimi i nxënësve.

Ky vit shkollor ka filluar dy javë me vonesë, pasi që nga Ministria kishin thënë që nuk kanë bërë të gjitha përgatitjet anti-covid.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort