Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten ka njoftuar se ka aktivizuar më shumë se dyfishin e ushtarëve për t’i vendosur në mbrojtje ndaj sulmeve të mundshme, pas atij që ndodhi sot në Nice ku u vranë tre njerëz në një kishë.
Nga 3000 ushtarë u shtuan në 7000 disa orë pas këtij sulmi.
“Nëse na sulmojnë edhe një herë kjo është për vlerat tona, për qasjen tonë ndaj lirisë, për këtë ne duhet të besojmë lirshëm dhe të mos lëmë të lëshojnë rrënjë mendjet e terrori”, tha Macron nga vendi afër ku u krye sulmi.
“E them edhe një herë me qartësi të madhe sot, ne nuk do të dorëzohemi”, shtoi ai.
“Njerëzit mund të jenë besimtarë ose jo besimtarë, por çdo fe mund të ushtrohet. Kështu që sot i gjithë kombi qëndron me bashkëqytetarët tanë katolikë”, tha Macron.