Shefi i zyrës zë ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se nuk do të formohet një asociacion i komunave me shumicë serbe. Këto, Petkoviq i quajti mesazhe “të rrezikshme nga Prishtina për shkeljen e marrëveshjes dhe bashkimit të komunave serbe”.
“Deklaratat e fundit të kryenegociatorit të Prishtinës Besnik Bislimi se nuk do të formojnë Asociacionin e Komunave Serbe janë kulmi i papërgjegjshmërisë dhe cinizmit dhe e prishin drejtpërdrejt vazhdimin e dialogut me Beogradin”, tha ai.
Petkoviq e quajti këtë një kolaps të dialogut dhe çdo marrëveshjeje të ardhshme, duke shtuar se “deklaratat shantazhuese dhe të njëanshme nga Bislimi nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve apo kërkimin e një zgjidhjeje kompromisi”.