Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar ardhjen e Rasim Demirit në këtë grup.
Në një foto me deputetin boshnjak, Haradinaj i uron mirëseardhje deputetit Demiri.
Rasim Demiri ka qenë ministër në Qeverinë Haradinaj, ndërsa ka qenë edhe deputet në disa mandate.
Grupi parlamentar i AAK-së tani është rritur në 15 deputetë./Indeksonline/