- Reklama -

Kurti: Qytetarët po ikin nga vendi për shkak të pushteteve të këqija

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar pas zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut. Ai ka thënë se ka kohë që shqiptarët po ikin jashtë Kosovës për shkak të pushteteve të këqija.

“Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX gjyshi e babai ishin gastarbeiterë, e tash njësoj u dashka edhe djali e nipi në shekullin XXI”, ka shkruar Kurti në Facebook, ku thotë se nuk duhet të vazhdojë mërgimi i popullatës, e rrjedhimisht edhe sundimi.

- Reklama -

“Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, thotë Kurti.

“Shumë kohë të vlefshme kemi humbur, të dashur qytetarë.

Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe ju faleminderit secilit prej jush! Komuna qytetarëve, jo komunarëve”, ka shkruar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort