- Reklama -

44% e përdoruesve të iPhone synojnë të kalojnë në iPhone 13, tregojnë anketat në SHBA

Shumë analistë presin një vit tjetër të madh për Apple me serinë iPhone 13.

Dhe një sondazh i ri i kryer nga SellCell (nëpërmjet 9to5Mac) zbulon se 44% e pronarëve aktualë të iPhone në SHBA planifikojnë të kalojnë në një nga modelet e reja të iPhone 13, përcjell Telegrafi.
Nga katër opsionet e ndryshme (iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max), iPhone 13 ishte modeli më i popullarizuar i ndjekur nga iPhone 13 Pro Max.

- Reklama -

Sondazhi, në të cilin janë përgjigjur 3,000 përdorues amerikanë të iPhone të moshës 18 vjeç e lart, zbuloi gjithashtu se nga veçoritë e reja që pritet të shfaqen në disa ose të gjitha njësitë e iPhone 2021, ekrani me ndryshim i shkallës së rifreskimit 120Hz është ai që blerësit e ardhshëm e presin me padurim.
Përgjigjet gjithashtu treguan se klientët janë më pak të ngazëllyer për opsionet e reja të ngjyrave, një procesor më të shpejtë, karikim pa tel dhe lidhje Wi-Fi 6E, me këto karakteristika të mundshme që favorizohen në më pak se pesë përqind të përgjigjeve të sondazhit.

Ndryshe, ngjarja e madhe e Apple është sot, 14 shtator, dhe një iPhone i ri është i sigurt që do të udhëheqë paradën e pajisjeve që Apple do të shfaqë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

“Shqiponjat fluturojnë përsëri” – Bad News Eagles konfirmojnë rikthimin

Bad News Eagles po rikthehen zyrtarisht dhe këtë e...

Kush është shpikësi i telefonit celular pa tela?

Martin Cooper, inxhinier i Motorolas, është njeriu që shpiku...

Shqiptarja e parë në Chat GPT, Mira Murati largohet nga kjo kompani

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ditë...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Kemi dëgjuar miliona herë që më mirë është të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort