Një punëtor të mërkurën e ka lënduar dorën e djathtë aksidentalisht në vendin e tij të punës, në Lubizhdë të Prizrenit.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe më pas me autoambulancë është transportuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rastin në polici e ka raportuar pronari i punëtorisë ku punonte viktima.