LAJME VENDI 26 të vdekur e 1.383 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë TV Prizreni - August 31, 2021 0 31 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 825.745 doza të vaksinës. Deri më sot 276.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 11.472 testime, 1.383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115.657. Në total numri i rasteve aktive është 26.886.