Home LAJME Sulmon policin, arrestohet një grua

Sulmon policin, arrestohet një grua

0
Sulmon policin, arrestohet një grua

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor.Sipas raportit 24 orësh të policisë, arrestimi kishte ndodhur pasi e dyshuara nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, dhe pastaj kishte sulmuar fizikisht policin.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.08.2021 – 18:33. Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën”, njofton policia.

E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here