Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje.Ai në një prononcim për media ka bërë të ditur se në fillim të dhjetorit do ta mbledhë Kryesinë e partisë për të biseduar lidhur me këtë çështje.
Mustafa tutje ka shtuar se brenda partisë ende nuk është përmendur ndonjë emër për president.
- Reklama -
“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma. Por sipas nesh çështja e presidentit duhet të zgjidhet sa më shpejt, jo të shkojmë në zgjedhje. Në fillim të dhjetorit do të mblidhemi me kryesinë për të biseduar për presidentin”, ka thënë Mustafa.
- Reklama -