- Reklama -

Anglia shkurton periudhën e karantinës për udhëtarët në pesë ditë

Që nga 15 dhjetori, udhëtarët që mbërrijnë në Angli do të duhet të vetizolohen vetëm pesë ditë në vend të karantinës dy javore – kjo sipas një strategjie të re testimi të njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas rregullave të reja, të gjithë arritjet ndërkombëtare nga destinacionet që mungojnë në listën e korridoreve të udhëtimit të Anglisë do të kenë mundësinë të testohen për COVID-19 pasi të kryejnë karantinën pesë ditore, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

- Reklama -

Ata që marrin një rezultat negativ do të lirohen nga karantina por duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat për COVID-19.

Skema e “provës dhe lëshimit” kërkon që pasagjerët që mbërrijnë në Angli me aeroplan, traget ose tren të rezervojnë dhe të paguajnë vetë për testim.

“Strategjia jonë e re e testimit do të na lejojë të udhëtojmë më lirshëm, të shohim të dashurit dhe të drejtojmë biznes ndërkombëtar,” thotë Sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Grant Shapps.

“Duke u dhënë njerëzve zgjedhjen për t’u testuar në ditën e pestë, ne gjithashtu po mbështesim industrinë e udhëtimeve ndërsa ajo vazhdon të rindërtohet nga pandemia.”

Karantina e detyrueshme dy-javore në Angli hyri në fuqi më 8 qershor dhe u kritikua shumë nga sektori i udhëtimeve, pasi kjo u pa si një pengesë për turizmin dhe për britanikët që dëshironin të bënin një pushim jashtë shtetit.

Këto rregulla më pas u zbutën për ata që mbërrinin në Angli nga destinacione të miratuara, por kjo listë ndryshon çdo javë dhe udhëtarëve nga vendet që nuk konsiderohen “të gjelbërta” u kërkohet të mbajnë karantinën dy-javore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort