- Reklama -

Drejtori i ATK-së iu shpjegon bizneseve masat për “ringjalljen ekonomike”

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka mbajtur një tryezë me përfaqësues të odave ekonomike për të diskutuar për aplikimin dhe implementimin e masave të reja për ringjalljen ekonomike.

Derisa i shpjegoi tri masat e Qeverisë Kurti që e prekin direkt edhe ATK, Murtezaj tha se është e nevojshme për bizneset dhe punonjësit të informohen për të njëjtat.

- Reklama -

Ai tha se ATK ka bërë gjitha përgatitjet për implementimin e masës për mbështetje të punësimit, nxitje të punësimit të ri dhe mbështetjen e grave në punësim. Sipas tij, deri më tani janë identifikuar të gjithë ata që mund të përfitojnë nga këto masa.

“Në kuadër të këtyre 5 masave, për masën 1 është autorizuar ATK me qëllim të implementimit të kësaj mase. Aty parashihet mbështetja e punësimit, ku vlera totale e mjeteve që parashihen të mbështetet kjo kategori e të punësuarve është 50 milionë euro. Masa 1 është e ndarë në tri nën masa, që ka për qëllim të mbështes të gjithë personat ose punonjësit që gjatë periudhës së pandemisë kanë humbur vendet e tyre të punës dhe nga data 1 korrik e këndej janë ri-punësuar. Mbështetja nga ana e qeverisë do të jetë deri në 50 për qind të pagës, me maksimumin e mbështetjes deri në 170 euro bruto”, tha ai.

Megjithatë, bëri të ditur se afati i fundit për zbatimin e këtyre masave është qershori i vitit 2022.

Ndërkohë, i nxiti përfaqësuesit e bizneseve që të aplikojnë për këto masa, pasi siç tha aplikimi është shumë i thjeshtë.

“Përmes juve të përcjelli mesazhi tek të gjithë anëtarët e juaj të odave ekonomike te përfaqësues e kontabilitetit. Bizneset të jenë sa më shumë të informuar rreth këtyre masave dhe njëkohësisht edhe t’i nxisim t’i aplikojnë”, shtoi Murtezaj.

Diskutimin e tillë e mirëpriten edhe nga përfaqësuesit e odave ekonomike.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane tha se ekzekutivit duhet të ketë vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve.

Megjithatë, kritikoi për subvencionimin e punëtorëve joformal në kontributet pensionale.

“Është mirë që kemi vendime për vazhdim të mbështetjes së bizneseve duke e ditur që pandemia dhe masat kufizuese dhe kufizimi i aktivitetet po vazhdon. Megjithatë, Oda Ekonomike Amerikane ka rezerva për masat që subvencionojnë ata që kanë qenë joformal deri më tani. Por meqenëse fokusi është tek punonjësit nuk është faji i tyre pse ata nuk kanë qenë të formalizuar. Për këtë pranohet kjo pagesa e kontributeve pensionale për një periudhë të caktuar”, shtoi Zeka.

Javë më parë, Qeveria Kurti ka miratuar një pako, siç po e quajnë të ringjalljes ekonomike me rreth 400 milionë euro për ndihmë ndaj bizneseve, si pasojë e Covid 19.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova përparon për tre vende gjatë 2024

Kosova është ngritur për tre vende gjatë vitit 2024...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

BB: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025

Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në...

Trump shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të...

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort