Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar.
Sipas njoftimi nga Lëviza Vetëvendosje, gjatë takimit u diskutua mbi situatën aktuale politike në Kosovë, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve mike, gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale.
Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin, thuhet tutje.