Home LAJME 8-vjeçarja infektohet me ethet e minjve në Deçan

8-vjeçarja infektohet me ethet e minjve në Deçan

0
8-vjeçarja infektohet me ethet e minjve në Deçan

Një 8-vjeçare e infektuar me ethet e minjve po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.

Fëmija është infektuar në bjeshkët e Deçanit dhe siç ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ajo është në gjendje stabile.

Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar për kujdes gjatë konsumimit të frutave malore për shkak të rrezikut për infektim nga ethet e minjve, që mund të jenë vdekjeprurëse.

Sipas tyre, në Kosovë më së shumti rrezik ka në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe në atë të Shalës.

“Burim i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosolë dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes vete dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse. Në organizmin e njeriut shkaktari hyn përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.

Instituti thotë se trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here