- Reklama -

Çmendet krimineli Vojislav Sheshel, kërkon që ushtria serbe të futet në Kosovë

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), krimineli Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.

Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiq, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

- Reklama -

“Që kur Metropoliti Amfilohije informoi publikun për tekstin origjinal të këngës “Elbi korri një vajzë kosovare”, ajo këngë më është rritur aq shumë në zemër sa që tani vetëm pres që ushtria e famshme serbe të kthehet në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë një herë, nuk ka rrugë tjetër”, tha Sheshel.

https://twitter.com/MvideosM/status/1330834786852745218?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1330834786852745218%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fcmendet-krimineli-vojislav-sheshel-kerkon-qe-ushtria-serbe-te-futet-ne-kosove%2F

 

Më vonë, në një konferencë për media, Sheshel tha pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.

“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.

Sheshel ka qenë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krimet në ish-Jugosllavi gjatë kohës sa ai ishte zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai u dorëzua vullnetarisht në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës në shkurt të vitit 2003 por gjyqi i tij filloi deri në nëntor të vitit 2007. Më 31 mars 2016, ai u shpall i pafajshëm në një vendim të shkallës së parë. Më 11 prill 2018, Dhoma e Apelit e prishi pjesërisht vendimin e shkallës së parë, duke e shpallur Sheshelin fajtor për krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në nxitjen e dëbimit të kroatëve nga Hrtkovci. Ai u dënua me 10 vjet burg, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës, ai nuk ishte detyruar të kthehej në burg. /GazetaExpress/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort