- Reklama -

Liburn Aliu punëson te Arben Vitia motrën e tij dhe vajzën e axhës

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi – Hysa.

Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

- Reklama -

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, shkruan GazetaMetro.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.

Metro ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga Arben Vitia me 15 korrik 2021.

Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort