- Reklama -

Mbi tre mijë të infektuar dhe 1.731 të shëruar në Kosovë që nga fillimi i muajit

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është rritur dukshëm gjatë këtij muaji.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 18 mijë e 626 persona.

- Reklama -

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që nga muaji mars në vendin tonë janë regjistruar 673 raste të vdekjes me koronavirus.

Kurse deri më tani janë shëruar 15 mijë e 295 persona dhe aktualisht janë 2 mijë e 658 raste aktive me koronavirus.

Mirëpo numri i rasteve të reja me koronavirus sikurse në rajon dhe Evropë edhe në Kosovë ka shënuar rritje këtë muaj.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, që nga një tetori e deri më tani në vendin tonë janë regjistruar 3 mijë e 6 raste të reja, kurse janë shëruar 1 mijë e 731 pacientë.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, brenda 28 ditëve kanë vdekur 48 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Vlen të theksohet se numri më i madh i rasteve të reja me koronavirus është regjistruar sot, më 28 tetor, ku brenda 24 orëve të fundit 281 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Sot, shënohet Dita Botërore e Veshkave

13 marsi është Dita Botërore e Veshkave, një mundësi...

Ja përfitimet që sjell shalqini për shëndetin tuaj të përgjithshëm

Shalqiri nuk është vetëm një ushqim bazë veror, por...

Rritja e temperaturave, MSH-ja rekomandon masa për mbrojtjen e punëtorëve nga nxehtësia

Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar edhe rekomandimeve të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort