- Reklama -

Përurohet akseleratori 1.5 milionësh në Klinikën e Onkologjisë në QKUK

Gjatë ditës së sotme është përuruar pajisja e aksleratorit për rrezatim në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Përurimi i kësaj pajisje e cila i ka kushtuar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar rreth 1.5 milionë euro, është bërë nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kryesuesja e Bordit Drejtues Agreta Gashi dhe drejtori Valbon Krasniqi, shkruan Gazeta Shneta.

- Reklama -

Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka në prioritet e saj investimet në Klinikën e Onkologjisë, përfshirë apraturat mjekësore, furnizimin me barna dhe citostatikë.

Valbon Krasniqi, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, deklaroi se ky investimi ka qenë shumë i nevojshëm, në mënyrë që listat e pritjes për radioterapi të eleminohen deri në muajin shtator, ngase deri tani është punuar me vetëm një aparat për rrezatim.

Ai theksoi se investimet në këtë klinikë do të vazhdojnë edhe në të ardhmën, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për pacientët që kërkojnë shërbime në këtë klinikë.

Ilir Kurtishi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, tha se pas këtij investimi, pacientët do të kenë mundësi që shërbimet në radioterapi t’i kryejnë në kohë më të shpejtë dhe shumë cilësore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort