Bëhet e ditur se studio Urbanistike Emaar Group në Dubai, e cila është zhvendosur në Durrës, ka përfunduar maketin për Portin e Durrësit, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga maketi i përfunduar, duke theksuar se në Durrës do të ndërtohet një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.
“MIRËMËNGJES dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.